308

308

308

TEKNOLOGJIA E AVANCUAR. Makina kompakte e redizajnuar, PEUGEOT 308 ka të gjitha cilësitë e dëshmuara në mënyrë që të përjetoni ngasje të paharruar.

3 ARSYE PËR ZGJEDHJËN E PEUGEOT 308

PEUGEOT 308, DIZAJN I PASTËR

KARAKTERI DHE DINAMIZIMI

Në shikim të parë, do të vëreni karakterin e fuqishëm të PEUGEOT 308. Pamja e re e anës së përparme bie në sy me shenjën e luanit të Pezhos, ndërsa fellnet Zyrcom 16 inç edhe i kontribuajnë elagancës së tij. PEUGEOT 308 i ri ka edhe nënshkrimin e ri të dritës të integruar në fenerët halogjenë.

PEUGEOT-COCKPIT®, PËRVOJË E RE, SENZACIONE TË REJA

Enterieri nga PEUGEOT Cockpit® është dizajnuar sipas kënaqësisë suaj. Do të përjetoni ngasje intensive dhe instinktive falë timonit kompakt, istrument tabelës në lartësi të pamjes dhe ekranit të madh me prekje. Por kjo nuk është e tëra! Përjetoni emocion edhe më të madh me Hi-Fi Denon paketën dhe funksionet Driver Sport Pack.

PEUGEOT 308 GT LINE, DIZAJNI SPORTIV

STILI MË I GJATË

Me dizajnin e tij të sofistifikuar dhe me material shumë cilësor, PEUGEOT 308 GT Line e përforcon stilin e tij sportiv, por në të njëjtën kohë edhe stilin e sofistikuar. Vërtet ju do të kënaqeni me TEP/pëlhurën e Oxford Mistral të enterierit me tegele të kuqe, me timon lëkure dhe punimet përfundimtare nga alumini.

LIDHJET ABSOLUTE

Lehtësojani vetes udhëtimin falë ndihmave më të reja në ngasje dhe navigacion 3D të lidhur me internet, me funksion të njohjes së zërit. Që të kënaqeni tërësisht derisa të ngisni makinën, lidheni telefonin tuaj të mençur me ekranin në prekje falë funksionit Mirror Screen Triple Play.

PEUGEOT 308 GT, IDENTITETI I VËRTETUAR

KAPËRCENI STANDARDET

Lejoni t’ju josh PEUGEOT 308 GT dhe karakteri i tij i vërtetuar. Klirensi i zvogëluar kontribuon në mbajtjen e tij elegante. Për ngasje dinakime shfrytëzoni Driver Sport Pack i cili gjendet në pajisjen standarde.

I PROJEKTUAR PËR TU PËRSHTATUR

Meqenëse është tip sportiv në të gjitha fushat, PEUGEOT 308 GT ka motorë ekskluzivë siç janë THP 205 S§S motor BVM6 dhe BlueHDi 180 S§S EAT8 për performanca më të mira dhe më efikase.