Expert

Expert

Expert

Furgon i ri PEUGEOT Expert ofron shumë përparësi falë platformës së re për të lehtësuar aktivitetet tuaja profesionale dhe për të përmbushur të gjitha kërkesat tuaja. Kënaquni për çdo ditë me vozitjen dhe performancat e motorit të tij.

3 ARSYE PËR ZGJEDHJËN E PEUGEOT Expert

GAMA EXPERT I PËRSHTATET ÇDO LLOJI TË PUNËS

Me pamjen e saj të mrekullueshme, PEUGEOT Ekspert i ri shpreh drejtpërdrejt qëndrueshmërinë e tij dhe dizajnin modern. Zbuloni tri gjatësitë e disponueshme te automjetit, nga të cilët dallohet versioni  Compact me gjatësi prej vetëm 4.60 m.

Për t’iu përgjigjur gjithnjë mirë nevojave tuaja profesionale, PEUGEOT Ekspert mund të mburret me versionet e shumta: furgon, nën kabina dhe furgon deri në 9 vende.

QYTETI PA KUFI

Versioni Compact prej 4.60 m mundëson lëvizje plotësisht tl thjeshtë nëpër qytet, garabiti i tij i përshtaten veçanërisht vozitjes nëpër qytet.

Ju mund të mbështeteni në forcën e tij: PEUGEOT Expert Compact ofron hapësirë për deri në 1400 kg të dobishme për ngarkesë, përkatësisht 5.1 m3 vëllim të dobishëm dhe 3.32 m gjatësi të dobishme.

PEUGEOT Ekspert gjithashtu është përshtatur për vështirësitë e parkimit: në të gjitha versionet, lartësia 1.90 m lejon parkim në garazhe me hyrje të ulëta.

MODULITETI MË I MADH PËR PRODUKTIVITET MË TË MADH

Projektuar mirë, furgoni i ri   komercial PEUGEOT Expert është i pajisur me një hapje në ndarje Moduworki. Kjo lejon ngarkimin e ngarkesave deri në 4 m gjatësi në një dysheme të sheshtë, pa i lëvizur dy sediljet e para. Përfitoni nga përparësitë e vëllimit të shfrytëzueshëm deri në 6.6 m3 dhe dyert rrëshqitëse, sepse në saje të këtij funksioni të ri, ju do të ngarkoni dhe shkarkoni mallrat tuaja mjaft lehtë.

PLATFORMA E BREZIT TË RI PËR MË SHUMË EFIKASITET

PEUGEOT Ekspert prezanton një platformë të re që përshtatet me platformën modulare EMP2i.

Duke lidhur nivelin e lartë  të komoditetit, cilësisë dhe efikasitetit, ai mund të marrë deri në 1400 kg ngarkesë të dobishme.

Kënaquni gjatë ngasjes në kabinën e furgonit PEUGEOT Ekspert në saje të motorëve BlueHDi nga 95 hp në 180 kuaj fuqi dhe 400 Nmi, të cilët janë të lidhur me ndërruesin automatik të shpajtësisë EAT6. Gjithashtu, konsumi i karburantit dhe emetimet e CO2 janë më të ulëtat në segment, si dhe shpenzimet konkurruese të operimit me një interval të mirëmbajtjes prej 40,000 km ose 2 vjet.