Rifter I RI
PEUEGEOT Rifter i ri zbulon një pamje të fuqishme dhe të fortifikuar. Brendia e tij moderne dhe teknologjike dhe modaliteti i dukshëm janë thirrje për të përjetuar një përvojë të pashembullt.
4 ARSYE PËR ZGJEDHJËN E PEUGEOT Rifter I RI
NGA NIVELI ALLURA DERI TE SILUETA E PAPARË DERI MË TANI
NJË PAMJE PËR QYTETIN DHE RRUGËN E HAPUR
Pa ndonjë kompromis në dukje. Elegant, i fuqishëm, i shkathët, PEUGEOT Rifter i ri është simbol i shumëfishësisë. Me një kapuç të shkurtër e të lartë dhe klirens të ngritur, ai huazon shkëlqyeshëm kodet e automjeteve që janë të përshtatura për të gjitha llojet e rrugëve. Fenerët me nënshkrimin e integruar të dritës dhe grilat vertikale të ftohësit theksojnë baraspeshën e tij, siluetën kompakte dhe dinamike.
STILI IDENTIK I PEUGEOT-it
Me krenari prezantojmë trashëgimtarin. Me fundin e përparmë karakteristik në disa nga modelet e PEUGEOT dhe me dritat e pasme amblematike, PEUGEOT Rifter i ri shfaqet si një ikonë e re e markës. Gjithmonë më modern, versioni GT Line, befason duke lidhur pamjen moderne me elegancën.
I GATSHËM PËR VEPRIM
PEUGEOT i-COCKPIT®, FTESË PËR VOZITJE
Me Peugeot i-Cockpit®, zbuloni vozitjen e rehatshme dhe instinktive, falë timonit kompakt, instrument tabelës në lartësinë e shikimit dhe ekranit të madh me prekje prej 8 “i. Mbajeni kontrollin mbi automjetin në rrugë, duke përdorur pozicionin e privilegjuar dhe Grip Control-in e avancuar për përmirësimin e lëvizjes.
MOTORËT PËR MË SHUMË LIRI NË LËVIZJE
Zbuloni kënaqësi edhe më të këndshme të vozitjes. Në saje të inovacionit naftë, si dhe motorëve me benzinë dhe ndërruesit automatik të shpejtësisë me tetë shpejtësi EAT8, PEUGEOT Rifter i ri dallohet me performancën e tij në lidhje me konsumin racional në shfrytëzimin real.
INTELEGJENCA PËR MË SHUMË LEHTËSI
MODULARITETI IMAGJINATIV PËR MË SHUMË HAPËSIRË PËR SHTYRJE
Peugeot Rifer i ri u përshtatet të gjitha dëshirave tuaja. Xhami i derës së bagazhit i cili hapet, 5 ose 7 vende, 3 vende të pavarura prapa që mund të palohen me funksionin Magik Flati, vëllimi bagazhit prej 775 deri në 3500 litra ujë, Zénith® çatia me me një numër thurjesh. Falë modalitetit imagjinativ, PEUGEOT Rifter të ri nuk i mungon hapësira dhe mundëson ngarkim të shpejtë dhe efikas.
VOZITJA E LEHTË DHE E REHATSHME
Inovacioni në qendër të kabinës. Lidhur me navigacion 3D, me funksionin e Mirror Screenit, shërbimet e Peugeot Connect, me mbushje induktive të telefonit, PEUGEOT Rifter i ri ka një lidhje të gjerë. Që të jetë vozitja edhe më e sugurt, përdorni ndihmën për vozitje të brezit të fundit.