HISTORIA E BRENDIT PEUGEOT

HISTORIA E BRENDIT PEUGEOT

Me shpikjet revolucionare dhe sukseset e panumërta, PEUGEOT ka shkruar faqe të shumta në historinë e automobilizmit. Aventura e PEUGEOT vazhdon me sfidat e reja të shekullit 21.

1810

FILLIMI I AVENTURËS INDUSTRIALE TË PEUGEOT

Kompania u themelua nga Jean-Frédéric dhe Jean-Pierre II PEUGEOT në vitin 1810. Gjithçka fillon kur familja e transformon mullirin hidraulik familjar në një shkritore çeliku që ndodhet në "Sous-Cratet" në komunën Hérimoncourt (Doubs). Me kalimin e kohës, gama e produkteve të familjes Peugeot filloj të zgjerohej dhe vëllezërit filluan të prodhonin produkte perfekte dhe komplekse për atë kohë (vegla, susta, struktura çadrash, korniza korse, mulli kafeje, ora, biçikleta, etj.)

1889

PREZANTOHET ZYRTARISHT VETURA E PARË ME AVULL

Armand PEUGEOT prezantoi motorin e parë të markës PEUGEOT në Panairin Botëror të Parisit: një veturë 3 rrotëshe me avull (i pa komercializuar). Vetura ishte projektuar së bashku me inxhinierin e famshëm Léon Serpollet.

1948

LANSIMI I 203-SHIT: VETURA E PARË ME KONSTRUKSION UNITAR

PEUGEOT 203 është makina e parë e prodhuar pas Luftës së Dytë Botërore. Është gjithashtu makina e parë me një konstruksion unitar (shasia dhe trupi janë një njësi) dhe një formë hemisferike e dhomave të djegies në kokën e cilindrit dhe valvulave në formë të V-së. 203 ishte vetura e parë PEUGEOT e prodhuar në mbi gjysmë milion njësi.

LANSIMI I 404-SHIT

PEUGEOT 404 është projektuar nga kompania italiane e projektimit të veturave Pininfarina. Linjat e mprehta dhe numri i shtuar i sipërfaqeve prej xhami i japin një modernitet dhe elegancë që bie në kontrast me modelet e viteve 50-ta. Në vitin 1961, PEUGEOT 404 u pajis me motorin e parë të injektimit të drejtpërdrejtë.

1968

Lansimi i 504: INOVATIVË, STIL DHE PAJISJE RADIKALE

Vetura Europiane e Vitit, në vitin 1969, PEUGEOT 504 ishte (dhe është ende) modeli me më së shumti njësi të prodhuara nga PEUGEOT (3,700,000 njësi të prodhuara deri në vitin 2006).

1972

LANSIMI I PEUGEOT 104: LIMUZINA MË E SHKURTËR NË BOTË

I promovuar me sloganin "Më i miri i PEUGEOT në 3.58 m", PEUGEOT 104 u prezantua si sedani më i shkurtër me katër dyer në botë në atë kohë.

1979

LANSIMI I 604-TËS: LIMUZINA E PARE ME 6 CILINDRE E PEUGEOT QE NGA PEUGEOT 601

PEUGEOT 604 ishte sedani i parë me 6 cilindra i PEUGEOT pas PEUGEOT 601.
Si rezultat i stilit dhe elegancës që kishte, PEUGEOT 604 u shkonte për shtati nëpunësve më të lartë civilë në të gjithë Evropën.
PEUGEOT 604 ishte i pajisur me motorin e parë turbo dizel, motori i paër i shitur në Evropë.

1983

LANSIMI I PEUGEOT 205: "NUMRI MAGJIK"

“Numri magjik” PEUGEOT 205 solli sukses të madh për PEUGEOT.
Ky model u bë kampion i dyfishtë botëror në rally dhe fitoi dy gara në Paris-Dakar.
PEUGEOT 205 u bë makina më e shitur në Francë e të gjitha kohërave dhe ishte gjithashtu makina franceze më e eksportuar ndonjëherë.

1987

LANSIMI I PEUGEOT 405

Pas lansimi të suksesshëm në vitin 1987, për herë të dytë në histori, PEUGEOT fitoi çmimin "Vetura Evropiane e Vitit" në vitin 1988 me veturën e re familjare PEUGEOT 405.

1997

LANSIMI I PEUGEOT 406: NJË "COUPE" E DIZAJNUAR NGA PININFARINA

Dizajni i tij i përjetshëm Pininfarina fiton vlerë koleksioniste.
PEUGEOT 406 Coupe u bë gjithashtu "COUPE-ja" e parë me motor të integruar diesel (2001).

1998

LANSIMI I PEUGEOT 206, ME MBI 7 MILION VETURA TË PRODHURA

PEUGEOT 206 ishte një tjetër model tjetër i veturës më të shitur nga PEUGEOT dhe tre herë kampion bote në rally. Versioni i tij CC (i lansuar në vitin 2000) i rikthen në modë kabrioletët "Coupe". Kabrio i parë PEUGEOT u prezantua në vitin 1934, me një çati me hapje/mbyllje automatike.

2016

LANSIMI I PEGUET 3008

Në vitin 2017, Peugeot 3008 i ri u emërua "Vetura e Vitit" nga një juri prej 58 gazetarësh nga Evropa dhe lë përshtypje me stilin, dizajnin e brendshëm dhe performancën e tij.
Ishte SUV i parë që mori këtë çmim që nga fillimi i tij në vitin 1964. Kjo është vetura e pestë Peugeot që emërohet "Vetura e Vitit" pas PEUGEOT 308 në vitin 2014, PEUGEOT 307 në vitin 2002, PEUGEOT 405 në vitin 1988 dhe PEUGEOT 504 në vitin 1969.

2019

PARTNER PEUGEOT ZGJEDHET SI VETURA KOMERCIALE NDËRKOMBËTARE E VITIT 2019.

Që nga viti 1992 kur u dha për herë të parë ky çmim, PEUGEOT PARTNER i ri është vetura e pestë që ka marrë këtë vlerësim.
Dy risitë kryesore tërheqin vëmendjen: "Treguesi i mbingarkesës" për ngarkim të sigurt dhe "Surround Rear Vision" për shfaqjen e këndeve të vdekura në kamerë.
PEUGEOT PARTNER shquhet për përdorimin ekskluziv të PEUGEOT i-Cockpit® për herë të parë në mbarë botën në këtë segment, duke mundësuar një përvojë krejtësisht të re për rritje të produktivitetit.
Çmimi "Furgoni Ndërkombëtar i Vitit" ekziston që nga viti 1992. Juria përbëhet nga 25 gazetarë dhe botues nga revista të pavarura, të specializuara për automjetet e lehta komerciale.

2020

PEUGEOT 208 I RI ISHTE "MAKINA EVROPIANE E VITIT" PËR VITIN 2020

PEUGEOT 208 i ri, mori çmimin si Vetura Evropiane e Vitit 2020, nga një juri prej më shumë se 60 gazetarësh evropianë të automobilizmit nga 23 vende evropiane. Juria vlerësoi opsionet e ndryshme të burimit të energjisë: elektrik, benzinë dhe naftë, gjë që fuqizon konsumatorët me "Fuqinë e Zgjedhjes". Përveç kësaj, ekspertët vunë në dukje dizajnin dhe teknologjinë e guximshme të PEUGEOT 208 të ri. PEUGEOT 208 i ri është makina e gjashtë PEUGEOT e zgjedhur si "Vetura e Vitit" në Evropë.
Me gjashtë trofe, PEUGEOT hyn në "top 3" brendet me më së shumti çmimet të fituara në historu sa i përket çmimit Vetura e Vitit. Ky çmim prestigjioz i bashkohet dymbëdhjetë çmimeve të tjera ndërkombëtare që tashmë ka fituar PEUGEOT 208 i ri.