PEUGEOT ASSISTANCE / ASISTENCA RRUGORE

Përfitoni nga asistenca në rrugë PEUGEOT nëse automjeti juaj nuk është në gjendje të lëvizshme (për shkak të avarive ose aksidentit). Ndihma është e disponueshme në rast të një avarie ose nëse automjeti duhet të transportohet, duke ju lejuar të vazhdoni udhëtimin drejt destinacionit të dëshiruar.

PUGEOT ASISTENCA RRUGORE: MUND TË MBËSHTETENI TEK NE
PUGEOT ASISTENCA RRUGORE BAZOHET NË VETURË, PRANDANDAJ KËTË SHËRBIM MUND TË PËRDORË KUSHDO QË ËSHTË DUKE NGAS VETURËN TUAJ PEUGEOT, NATYRISHT ME LEJEN TUAJ PARAPRAKE.
PERIUDHA E KOHËZGJATJES SË SHËRBIMIT TË ASISTENCËS RRUGORE:

" - Të gjitha veturat e reja PEUGEOT me motorë me djegje të brendshme mbulohen për një periudhë 12 mujore duke filluar nga data e regjistrimit të parë.

- Veturat Elektrike dhe Plug-In Hybrid, mbulohen për një periudhë 8 vjeçare ose 160,000 km (cilado që të vijë e para) duke filluar nga data e regjistrimit të parë.

- Nëse e shisni veturën tuaj gjatë periudhës së asistencës rrugore, pronari i ri mund të përdorë asistencën në rrugë pa pagesë PEUGEOT, e cila do të jetë e vlefshme gjatë periudhës së kohëzgjatjes siç u tha më sipër."


SHËRBIMI "NË SHTËPI"

- Nëse veturat juaj prishet në shtëpi, aty do të mbërrijë shërbimi i AISTENCËS RRUGORE dhe nëse vetura juaj nuk mund të riparohet, do të transportohet në servisin më të afërt të autorizuar të PEUGEOT.


RIPARIMI

" - Nëse nuk është i mundur riparimi i shpejtë, aty për aty, atëherë shërbimi i ASISTENCËS RRUGORE do të mundësojë vazhdimin e udhëtimin tuaj: deri në 7 pasagjerë së bashku me veturën tuaj në çdo destinacion në Kosovë. Opsioni është gjithashtu i vlefshëm nëse jeni duke u tërhequr me marimangë, (varësisht nga limitet e peshës dhe madhësisë)."


LËVIZSHMËRI E AVANCUAR

- Kur vetura juaj nuk mund të lëvizë në rrugë, PEUGEOT ASISTENCA RRUGORE, ju ofron përfitime shtesë gjatë riparimit të veturës, duke ju dhënë zgjedhjen e disa mënyrave për të vazhduar udhëtimin tuaj. Thjesht zgjidhni opsionin që ju përshtatet (në varësi të disponueshmërisë) derisa vetura juaj po transportohet te Servisi më i afërt i autorizuar i PEUGEOT.


Për më shumë informata telefononi në +383 45 501 901


PEUGEOT ASISTENCA NË RAST TË AKSIDENTIT NË TRAFIK

Nëse nuk dëshironi telashe të shtuara rreth organizimit të riparimit si dhe përballjes me kompaninë e sigurimit, pse të mos i lini të gjitha neve?


PEUGEOT ASISTENCA NË RAST TË AKSIDENTIT NË TRAFIK, do të kujdeset për riparimin duke e transportuar veturën tuaj servisi më i afërt i autorizuar PEUGEOT. Profesionistët tanë do të kontaktojnë kompaninë tuaj të sigurimit (në emrin tuaj) dhe nëse nuk jeni fajtor në aksident, ne do të ju mundësojmë një veturë zëvendësim (falas) të ngjashme me modelin e veturës tuaj që ju ta ngasni derisa vetura juaj është duke u riparuar, ose ndonjë veturë tjetër zëvendësim nëse ju jeni fajtor në aksident. Dhe siç mund ta paramendoni, vetura juaj PEUGEOT do të riparohet nga ekspertët tanë, duke përdorur vetëm pjesë rezervë origjinale, që do të thotë se riparimi nuk do të ndikojë në garancionin e veturës tuaj. Dhe nëse pyetja juaj e ardhshme është "Sa do të më kushtojë kjo?" kemi përgjigjën më të mirë për ju - Ndihma për aksidentet rrugore PEUGEOT është FALAS. Ju gjithashtu mund të na telefononi për çdo këshillë në lidhje me veturën tuaj PEUGEOT - Ne do të jemi gjithmonë të lumtur t'ju ndihmojmë.

PEUGEOT ASISTENCA NË RAST TË AKSIDENTIT NË TRAFIK MUND TË JU MUNDËSOJË:

• Të dërgoni veturën tuaj në servisin më të afërt të autorizuar PEUGEOT,

• Të ju kontrollohet vetura nga stafi i trajnuar nga PEUGEOT,

• Të merrni ofertën e riparimit për kompaninë tuaj të sigurimit,

• Të siguroheni që riparimet të kryhen sipas standardeve më të larta, duke përdorur vetëm pjesë këmbimi origjinale të PEUGEOT, në mënyrë që të mos afektohet garancioni i veturës tuaj,

• Të merrni një veturë për të ngasur përderisa vetura juaj është duke u riparuar (një model i ngjashëm nëse nuk jeni fajtori në aksidenti , apo ndonjë veturë zëvendësuese nëse jeni fajtor/shkaktar i aksidentit),


PEUGEOT do të bëjë të pamundurën për t'ju ndihmuar në këto situata, kryesisht duke ju ndihmuar në rrugë ose duke e transportuar veturën tuaj te servisi më i afërt i autorizuar i PEUGEOT.



NDIHMA NGA VETURA JUAJ

Në rast aksidenti, prishje ose incidenti, përdorni mesazhin e urgjencës të automatizuar dhe me gjeo-lokacion për të siguruar një përgjigje të shpejtë dhe efikase. Në rast të përplasjes, vetura juaj bën automatikisht një telefonatë urgjence pa pasur nevojë të shtypni asgjë. Në rast prishje ose incidenti, mund të kontaktoni PEUGEOT Connect Assistance duke përdorur butonin „Lion“ në panelin e kontrollit.

APLIKACIONI MYPEUGEOT

Falë aplikacionit MyPeugeot, mund të kontaktoni me PEUGEOT Assistance në çdo kohë. Gjeni veturën tuaj lehtësisht falë memorizimit automatik të vendndodhjes tuaj të parkimit. Keni nevojë për ndihmë? Kontaktoni me ne lehtësisht falë rezervimit të terminit online ose duke telefonuar shërbimin PEUGEOT Assistance. Madje mund të përcjellni arritjën e shërbimit në kohë reale, falë funksionit të asistencës rrugore.