PEUGEOT E-TRAVELLER I RI
PEUGEOT e-TRAVELLER | VETURE ELEKTRIKE KOMERCIALE ELEGANTE
Me PEUGEOT Traveler mund të zbuloni një mënyrë të re udhëtimi dhe të shijoni plotësisht hapësirat e hapura. Kjo veturë familjare me 8 ulëse ofron një zgjedhje midis një motori me naftë ose një versioni tërësisht elektrik.
DIZAJNI
NJË MËNYRË E RE PËR TË UDHËTUAR
Me pjesën e përparme moderne, PEUGEOT e-Traveller
tërësisht elektrik ka një karakter të fuqishëm të
shfaqur përmes dizajnit të tij elegant.
e-Traveller përshtatet me kërkesat tuaja falë 3
gjatësive (kompakt, standard dhe i gjatë). Modularitet
që lejon transportin e 8 personave me një vëllim bagazhi
deri në 1500 l, deri në 5 persona me një vëllim bagazhi
deri në 3000 l ose 4900 l nëse hiqen ulëset në rreshtin
e dytë dhe të tretë.
POZICIONI I NGASJES
THJESHTËSI DHE KOMODITET
Për sa i përket enterierit, PEUGEOT Traveler kompakt
është i dedikuar për komoditet në udhëtim. Ofrohet akses
i lehtë në ulëset e ngritura, duke siguruar shikueshmëri
dhe pozicion më të mirë të ngasjes, tipike për veturat e
tipit limuzinë.
Kabina ka një dizajn të thjeshtë dhe modern me materiale
elegante dhe pajisje inovative. Pajisjet ergonomike, si
ekrani kryesor* dhe ekrani 7" janë gjithmonë të
arritshme dhe të dukshme.
Në versionin tërësisht elektrik, paneli i instrumenteve
dhe ekrani janë integruar në mënyrë të përsosur në
konceptin tërësisht elektrik, duke mundësuar një pasqyrë
të rrjedhës së energjisë.
TEKNOLOGJIA
ACTIVE SAFETY BRAKE
Active Safety Brake* është një sistem automatik frenimi
emergjent që reagon kur detekton se do ketë goditje në
afërsi. Kamera dhe radari mund të detektojnë një pengesë
në lëvizje ose të palëvizshme. Nëse shoferi nuk e shtyp
mjaftueshëm ose fare pedalin e frenave, atëherë sistemi
aktivizon sistemin e frenimit. Në këtë mënyrë ju
shmangni çdo goditje me shpejtësi nën 30 km/h ose
zvogëloni pasojat e një goditjeje me çdo shpejtësi
tjetër.
*Opsional, pjesë e paketës Drive Assist
LANE ASSIST
Ky funksion* detekton veturën kur del nga korsitë e
rrugës nëse treguesit anësor nuk janë aktivizuar.
Paralajmërimi zanor dhe vizuel është i dobishëm nëse
shoferi është i përgjumur ose humbet përkohësisht
përqendrimin.
*E keni si opsiononale si pjesë e paketës së sigurisë
Informacione teknike
MOTORI ELEKTRIK
Motori 100 kW (136 hp) siguron përshpejtim të fuqishëm me rrotullime të menjëhershme të motorit prej 260 Nm në modulin Power, si dhe kënaqësinë e drejtimit fleksibil, dinamik dhe të qetë*.
*Megjithatë, mbani mend se ju duhet të keni kontrollin e veturës tuaj dhe se pjesëmarrësit tjerë në rrugë mund të mos jenë të mësuar me vetura që nuk janë të zhurmshme.
AUTONOMIA DHE MBUSHJA
Bateria e PEUGEOT e-Traveller ju lejon të udhëtoni deri në 230 km me 50 kWh dhe 330 km me 75 kWh sipas protokollit të certifikimit WLTP* (Worldwide Harmonized Light Vehicles Test Procedures).
*Autonomia e specifikuar dhe vlerat e konsumit të energjisë janë në përputhje me procedurën e testimit WLTP, në bazë të së cilës ata aprovojnë llojin e veturave të reja nga 1 shtatori 2018. Ato mund të ndryshojnë në varësi të kushteve aktuale të përdorimit dhe faktorëve të ndryshëm si p.sh. : shpejtësia, komoditeti termik në veturë, stili i ngasjes dhe temperatura e jashtme. Koha e mbushjes varet veçanërisht nga fuqia e mbushesit në veturë, kablloja e mbushjes, si dhe nga lloji dhe fuqia e mbushesit të përdorur. Për më shumë informata, sigurohuni që të kontaktoni shitësat tonë.