KUSHTET SANITARE (COVID-19)

Të nderuar Zonjë/Zotëri, Për ne, shëndeti dhe mirëqenia e punonjësve dhe klientëve tanë është prioriteti ynë numër një.


Ne si pëfaqësi e Peugeot për Kosovë jemi në dispozicionin tuaj dhe do të jemi të lumtur t'ju ndihmojmë me të gjitha kërkesat tuaja në lidhje me blerjen e veturës së re apo servisimin e veturës tuaj aktuale. Shëndeti dhe mirëqenia e punonjësve dhe klientëve tanë është prioriteti ynë numër një!


PEUGEOT dhe Mercom Company, do të vazhdojnë të respektojnë dhe zbatojnë me përgjegjësi udhëzimet, rekomandimet dhe këshillat më të fundit të Organizatës Botërore të Shëndetësisë dhe Qeverisë së Republikës së Kosovës.


Jemi të vetëdijshëm se situata është shqetësuese. Por jini të sigurt se të gjithë në PEUGEOT janë të përqendruar t'ju ofrojnë shërbim të sigurt. Nëse keni ndonjë shqetësim apo pyetje, ju lutemi na kontaktoni.


COVID-19 | Ekipi ynë qëndron në dispozicionin tuaj, kërkoni termin për servisimin e veturës tuaj.