AUTONOMIA E VETURËS TUAJ ELEKTRIKE
Autonomia është faktori kryesor kur zgjedhni një veturën elektrike. Përdoruesit duan që vlerat e diapazonit të baterive të specifikuara nga prodhuesi të jenë sa më të besueshme që është e mundur. Faktorët që ndikojnë në autonominë, mbushjen dhe këshillat për ngasje - Ne ju ofrojmë të gjithë informacionin e dobishëm dhe të nevojshëm për t'ju garantuar një përvojë të qetë dhe të këndshme me veturën tuaj elektrike PEUGEOT.
FAKTORË TË TJERA QË MUND TË NDIKOJNË NË AUTONOMI
STILI I ngasJES
Transmetimi i rregullt shkallorë dhe ngasja e përgjegjëshme mjedisore ju lejon të optimizoni autonominë.
PRESIONI I GOMAVE
Është e rëndësishme të kontrolloni presionin e gomave të paktën një herë në muaj. Kontrolloni presionin maksimal të lejuar i cili shihet në anën e gomës, sepse nëse gomat tuaja janë pak të fryera, do të ketë më shumë rezistencë të gomave, duke rezultuar në konsum më të madh të energjisë.
REHATIA E PASAGJERËVE
Ngrohja dhe ftohja mund të ndikojnë prej 10 deri në 30% të konsumit të baterisë. Nga ana tjetër, elementët e tjerë të komoditetit (radio, dritat, fshirëset, etj.) kanë shumë pak ndikim.
NGARKESA
Ngasja me ngarkesë në çati ose me dritare të hapur e rrit rezistencën e erës dhe rrjedhimisht konsumin. Një ngarkesë e rëndë do të ndikojë gjithashtu në autonomi.
KËSHILLA PËR OPTIMIZIMIN E AUTONOMISË
TREGUESI I FUQISË
Konsumi i energjisë tregohet në kohë reale në ekranin tuaj, për menaxhim më të mirë të autonomisë së veturës tuaj.
MODULI „ECO-DRIVE“
Moduli „Eco-Drive“ ju lejon të përdorni autonominë e veturës suaj në maksimum. Kurseni energji duke reduktuar fuqinë dhe ngrohjen e motorit.
FRENIM RIGJENERATIV
Kur lëshoni pedalin e gazit gjatë ngasjes, motori elektrik vepron si gjenerator, duke ngadalësuar veturën dhe duke e kthyer energjinë për ta transferuar atë në bateri. Moduli i frenimit aktivizohet duke e shtyrë lrvën e ndërruesit të shpejtësive prapa.
REMOTE CONTROL
Me smartfonin tuaj, ngrohni ose ftohni këndin e pasagjerëve për komoditetin tuaj. Ky funksion ju lejon të kurseni kapacitetin e baterisë nëse vetura juaj është duke u mbushur. Ju gjithashtu mund të kontrolloni distancën që mund të kalojë vetura juaj, të mbushni baterinë nga distanca kur të dëshironi dhe të monitoroni mbushjen nëpërmjet aplikacionit MyPeugeot®.
MBUSHJA
Shfrytëzojeni sa më shumë autonominë e veturës tuaj elektrike, duke përdorur opsionet e shumta të mbushjes që janë në dispozicionin tuaj.