MBUSHJA E VETURËS ELEKTRIKE

MBUSHËS PRIVAT

Karikoni automjetin tuaj elektrik në shtëpi ose në punë, me ose pa instalim specifik. Në shtëpi ose në punë, opsionet tona të karikimit përshtaten me aftësitë tuaja. Në varësi të instalimit të karikimit që keni zgjedhur, koha e karikimit të automjetit tuaj elektrik do të optimizohet.

1 / 2
MBUSHËS MURI

Mbusheni veturën me më shumë fuqi dhe shpejtësi. Rikthe të gjithë autonominë në pak orë. Duhet të keni parasysh se përpara se të instaloni mbushësin e murit, është e nevojshme të kryeni diagnostikimin. Mbushja e një mbushësi në shtëpi është e kufizuar, përdorimi i mbushësit në mur ju lejon të kurseni ndjeshëm kohën e mbushjes. Për informacion shtesë, kontaktoni furnizuesin tuaj të energjisë elektrike. Nevojiten: 5 orë me mbushës prej 11 Kw, nëse inverteri i veturës ka fuqi 11 kW. Për një bateri plotësisht të mbushur 7,5 orë në një prizë muri prej 7,4 kWh, për të mbushur 100% veturën tuaj Peugeot e-208.

LLOJET E MBUSHËSVE

Janë disa pika/stacione standarde dhe të shpejta në të gjithë vendin ku mund të mbushni veturën tuaj. Në shumicën e këtyre pikave mbushëse, veturën mund t'a mbushni pa pagesë. Mund të ketë edhe pika mbushëse ku duhet tëpaguani, ose kohën e mbushjes në prizë, ose sasinë e energjisë që keni përdorur për të mbushur veturën tuaj.

Momentalisht nuk ka shumë pika / stacione që kanë mbushësa të shpejtë. Në disa prej këtyre pikave të mbushjes mund t'a mbushni veturën pa pagesë, mirëpo shumica e mbushësave të shpejtë janë me pagesë dhe pagesa llogaritet ose me sasinë e energjisë që keni konsumuar ose për kohën që keni shfrytëzuar për të mbushur veturën tuaj. https://emobility.evn.mk/with-us/Electromobility-with-EVN.aspx

1 / 3
MBUSHËS 22 KW (AC)

Deri sa shikoni një film që zgjatë 2 orë, mund t'a mbushni veturën tuaj. Duke përdorur mbushësin 11 kW, do t'ju duhen 2 orë për të mbushur 40% të baterisë.

CILAT JANË KARAKTERISTIKAT THEMELORE TË BATERISË?

Veturat elektrike Peugeot janë të pajisura me bateri 50 kWh, e cila përfshihet në çmimin e veturës. Bateria ka një garanci prej 8 vitesh ose 160,000 km deri në 70% të kapacitetit të mbushjes. Gjatë periudhës së garancisë, PEUGEOT merr përsipër zëvendësimin e baterisë së dëmtuara.

MËSO MË SHUMË RRETH GAMË SË VETURAVE ELEKTRIKE

A KENI PYETJE RRETH VETURAVE ELEKTRIKE?