MBUSHJA E VETURËS PLUG-IN HYBRID

MBUSHJA E VETURËS PLUG-IN HYBRID

Veturat Plug-In Hybrid të PEUGEOT janë projektuar për t'u mbushur lehtësisht dhe në mënyrë intuitive. Pasi të ndizet, ekrani me ngjyra tregon nivelin e mbushjes. Porti i mbushjës është në krahun e pasmë të majtë dhe kabllon e mbushjes mund t'a vendosni nën dyshemenë e bagazhit. Koha e mbushjes varet nga fuqia e spinës dhe terminalit të mbushjes. Për të rritur autonominë në modalitetin e plotë elektrik, veturat Plug-In Hybrid të Peugeot ofrojnë zgjidhje të ndryshme të mbushjes.

MBUSHËS PRIVAT

Karikimi i automjetit tuaj hibrid plug-in është i lehtë. Zgjidhjet tona të karikimit përshtaten për të karikuar automjetin tuaj në shtëpi ose në punë, me ose pa instalim specifik. Optimizoni kohën tuaj të karikimit duke zgjedhur atë që ju përshtatet më mirë.

LLOJE TË NDRYSHME TË MBUSHËSVE PRIVAT

MBUSHËS SHTËPIE

Kablloja mund të blihet si aksesor nëse dëshironi të përdorni këtë metodë karikimi edhe pse ne nuk e rekomandojmë për karikim të përditshëm. 24 orë për të karikuar plotësisht PEUGEOT e-208

MBUSHËS MURI

Mbushja në një prizë kursen ndjeshëm kohën e mbushjes. Për informacion shtesë, kontaktoni furnizuesin tuaj të energjisë elektrike. Nevojiten: 5 orë me mbushës prej 11 Kw, nëse inverteri i veturës ka fuqi 11 kW. Për një bateri plotësisht të mbushur 7,5 orë në një prizë muri prej 7,4 kWh, për të mbushur 100% veturën tuaj Peugeot e-208.

MBUSHËS PUBLIK

Kur jeni në rrugë, përdorni mbushës publik për të mbushur veturën tuaj elektrike Peugeot. Koha e mbushjes është në korrelacion të drejtpërdrejtë me fuqinë (kW) të kabllos që do të përdoret si dhe fuqinë e inverterit të integruar në veturë.

E-REMOTE CONTROLS

Kontrolloni distancën e kaluar të veturës tuaj elektrike në kohë reale, si dhe statusin e lidhjes, direkt përmes aplikacionit MyPeugeot. Aktivizoni mbushjen në distancë dhe monitoroni progresin. Gjithashtu mund të programoni kohën ideale të mbushjes. Për më shumë lehtësi, merrni njoftime sapo të mbushet bateria. Ky shërbim ju ofrohet pa pagesë nga Peugeot.