Peugeot 2008 SUV

Zbuloni PEUGEOT 2008 të Ri, një SUV unik i projektuar në mënyrë perfekte për të ofruar një përvojë të shkëlqyer të ngasjes falë inovacionit PEUGEOT 3D i-Cockpit®, teknologjive më të fundit dhe një përzgjedhjeje motorëve të fuqishëm, me djegie të brendshme dhe motorëve elektrik.

DIZAJNI

*SUV I FUQISHËM

Me linjat e tij të rrjedhme dhe të fuqishme dhe lartësinë e tij, PEUGEOT 2008 SUV i Ri, ofron volum të mjaftueshëm dhe fuqi të shkëlqyer. Dizajni i tij i mrekullueshëm zbulon linja elegante dhe forma të skalitura përgjatë pjesëve anësore të veturës, pranë kornizave të dritareve, duke i dhënë një stil të sofistikuar dhe unik. Pjesa e përparme e tij ekspresive, dritat e tij unike , fellnet 18“ me aksesorë aerodinamikë, mbulesa horizontale e motorit e plotësuar me vija të zeza me shkëlqim të dritares dhe kulm Black Diamond nxjerrin në pah pamjen e fuqishme dhe sportive.

1 / 6
DRITAT E PËRPARME

PREZENCË IMPOZANTE
E mahnitshme dhe unike, pjesa e përparme e PEUGEOT 2008 SUV-it të Ri, e ka xhamin e përparëm të lakuar, që nxjerr në pah formën e hollë dhe sportive. Mbulesa horizontale e motorit plotësohet nga një grilë e gjerë kromi e zbukuruar me dritat unik që paraqesin tre kthetrat e luanit dhe dritave Full LEDi që nxjerrin në pah pamjen bashkëkohore dhe ngjashmërinë me luanin.

i-Cockpit

EKSPERIENCË INTENSIVE

Përmirësoni përvojën tuaj pas timonit me PEUGEOT 3D i-Cockpit® të ri me ergonomi intuitive, një timon kompakt, një ekran HD, 10“ dhe pultin e konfirgurueshëm dixhital 3D. Vetura ndizet me një buton si dhe kyçja/zhbllokim i dyerve, aktivizohet me çelësin edhe kur çelësi është në xhep apo thjesht duke u afruar ose duke u larguar nga vetura. Ju mund të personalizoni udhëtimin tuaj duke zgjedhur një nga modulet e ngasjes. Kur jeni pas timonit në PEUGEOT 2008 SUV i Ri mund të shijoni përfitimet e PEUGEOT 3D i-Cockpit® të ri me funksione të dizajnuara për drejtimin elektrik. Optimizoni autonominë e baterisë me frenim rigjenerues dhe merrni informacion të detajuar në kohë reale mbi performancën e furnizimit me energji elektrike.

1 / 3
PËR REAGIM MË TË SHPEJTË

Paneli dixhital 3D shfaq të gjithë informacionin e nevojshëm për ngasjen e veturës brenda fushës së shikimit të shoferit, si p.sh. nga sistemi i navigimit dhe nga sistemet e asistencës në ngasje, të renditur dhe të rregulluar në dy nivele leximi. Informacioni më i rëndësishëm, si paralajmërimet për shpejtësinë dhe sigurinë, shfaqen në formë hologrami për të tërhequr më shpejt vëmendjen e shoferit.

MOTORËT

ZGJEDHJE INTERESANTE E MOTORËVE

Plotësoni dëshirat tuaja falë lirisë së zgjedhjes së motorit që ju përshtatet:
*Me modelin elektrik, kënaquni duke udhëtuar ku të dëshironi, duke përfshirë vende me trafik të kufizuar.
*Me modelet me benzinë dhe naftë mund të zgjidhni nga një disa motorët me performancë të lartë dhe efikase, Motor Euro 6 të pajisur me funksionin Stop&Start.

1 / 5
MOTORI ELEKTRIK

NGASJE ELEKTRIKE
I adaptueshëm, i lehtë për t'a ngasur në qytet dhe gjithashtu i qëndrueshëm dhe i sigurt në rrugë të hapur, PEUGEOT e-2008 SUV i Ri është i pajisur me një motor elektrik 100 kW (136 hp).
Ky motor siguron përshpejtim të menjëhershëm Rrotulluimeve prej 260 Nm.
Prapa timonit të PEUGEOT e-2008 SUV i Ri ju do të shijoni ngasje të rehatshme, dinamike dhe të qetë njekohësisht.

TEKNOLOGJIA

SUV “NEXTGEN”

Për siguri më të mirë, asistencë në manovrim dhe parashikim më të mirë të mjedisit, PEUGEOT 2008 SUV i Ri është i pajisur me gjeneratën më të fundit të teknologjisë dhe asistencës në ngasje.