PEUGEOT 5008 SUV

Përjetoni një nivel të ri prestigji, të karakterizuar nga hapësira dhe guximi. Me linja sportive dhe rrjedhshmëri befasuese për një SUV me 7 vende, PEUGEOT 5008 SUV i Ri, rrit më tej pamjen tashmë moderne të linjave të tij, duke mishëruar kodet e stilit të së ardhmes. Një pozicion i përmirësuar i drejtimit, PEUGEOT i-Cockpit dhe veçoritë e tij kryesore ju lejojnë të përjetoni ndjenjat dhe performancën e jashtëzakonshme të një veture pasagjerësh, për një udhëtim që tejkalon ambiciet tuaja.

DIZAJNI

DIZAJN I FUQISHËM

Zgjeroni horizontet tuaja. Silueta moderne e PEUGEOT 5008 SUV të ri, 7-vendësh është rinovuar dhe tani duket më me stil dhe elegant, duke arritur ekuilibrin e përsosur midis fuqisë dhe përsosjes.
Falë grilës së re pa korniza dhe ndriçimit unik të brendit, pjesa e përparme e saj është e montuar në mënyrë të përsosur, e skalitur dhe mahnitëse, me një mask të re dhe zgjatime të harkut anësor me ngjyrë të zezë me shkëlqim.
Qëndrimi dinamik dhe sportiv i dhe lartësia e tij theksohet nga një pjesa e kromuar që e zgjatë linjën e dritave deri te spoileri i pasmë. Të reja janë gjithashtu edhe Fellnet e reja të aluminit 19“ San Franciskos, me shkëndija diamanti, të cilat e kompletojnë siluetën e tij atletike.

1 / 6
RRJETA PA KORNIZË

Një grilë e re vertikale pa kornizë, e skalitur si një tabelë shahu, e shtrirë poshtë dritave, në mënyrë të përsosur, me linja të rrjedhëshme dhe të ngushta.

POZICIONI NGASJES

TEKNOLOGJIA MODERNE

Zgjoni shqisat tuaja pas timonit me PEUGEOT i-Cockpit® të modernizuar, inovativ dhe ergonomik. I pajisur me një timon kompakt për përdorim më të mirë dhe shtatë butona, PEUGEOT 5008 SUV i Ri është përmirësuar me një ekran të ri HD 10“ dhe një panel të ri instrumentesh dixhitale me cilësi të lartë 12,3“, plotësisht i ëkonfigurueshëm dhe i rregulluar për të mbajtur të dhënat kryesore të ngasjes pa i hequr sytë nga rruga.

1 / 2
MARRËDHËNIA

Për të udhëtuar të qetë, HD ekrani 10'', kombinohet me navigimin 3D të lidhur me njohjen e zërit dhe është i pajisur me shërbimet TomTom®, duke lejuar që të gjitha informacionet kryesore të drejtimit të shfaqen në kohë reale. Mund të përdorni funksionin Mirror Screen për të shfaqur aplikacionet tuaja të preferuara në ekran dhe për të mbushur smartphone tuaj në konsolen qendrore. Dy USB porte janë gjithashtu në dispozicion në pjesën e pasme për pasagjerët mbrapa.

MOTORËT

MOTORË SHUMË EFIÇIENT

PEUGEOT 5008 SUV i Ri, ofron performancën dinamike dhe komoditetin akustik të një veture të madhe pasagjerësh. Vjen me gjeneratën e fundit të motorëve PureTech me Benzinë ose BlueHDi të certifikuar me Euro 6d, të pajisur me teknologjinë „Stop & Start“:
- Motori 1.2 l PureTech 130 HP S&S BVM6
- Motori 1.2 l PureTech 130 HP S&S EAT8
- Motorri 1.6 l PureTech 180 HP EAT8
- Motori 1.5 l BlueHDi 130 HP S&S BVM6,
- Motori 1.5 l BlueHDi 130 HP S&S EAT8,
- Motorri 1.5 l BlueHDi 180 HP S&S EAT8

Falë motorëve të tij efikasë (të cilët mund të kombinohen me ndërruesin automatik EAT8 i ), peshës së optimizuar, rrezes së vogël të rrotullimit dhe ngasjes së shkathët dhe precize, PEUGEOT 5008 SUV i Ri, ofron kënaqësi të jashtëzakonshme gjatë ngasjes.

TEKNOLOGJIA

PERFORMANCË DINAMIKE

Kur jeni në rrugë, shoqëroheni nga mjete të shumta ndihmëse për ngasje të PEUGEOT 5008 SUV të Ri, si gjenerata e fundit e frenimit automatik emergjent ose njohja e një numri të madh shenjash të trafikut. Për vozitje të relaksuar në qytet, përdorni gjithashtu asistencën e manovrimit dhe parkimit: asistencë vizuale për parkim 360° dhe Park Assist.