PEUGEOT e-BOXER
PEUGEOT E-BOXER DHE BOXER: NJË FURGON PËR ÇDO PROFESIONIST
PEUGEOT Boxer ka karakteristika të shumta të dizajnuara për të mbështetur biznesin tuaj dhe për të përmbushur të gjitha nevojat tuaja. Më në fund, ky automjet komercial ju jep mundësinë e zgjedhjes së një motori me naftë ose elektrik.
PËRPARËSITË E MOTORIT ELEKTRIK
ZGJIDHNI PEUGEOT BOXER QË I PËRSHTATET NEVOJAVE TUAJA
Çdo profesion ka kërkesat e veta të veçanta. Për të përmbushur nevojat specifike të klientëve të tij - profesionistëve, ndërmarrësve ose menaxherëve të flotës - PEUGEOT Boxer është i disponueshëm në disa versione për t'iu përshtatur nevojave tuaja.
GAMË E PLOTË
DIZAJNI
KARAKTER ELEKTRIK
PEUGEOT e-Boxer i Ri, mund të udhëtojë dhe të hyjë edhe në zona me trafik të kufizuar falë motorit të tij elektrik. PEUGEOT e-Boxer mund t'a gjeni menjë kabinë e vetme, kabinë të dyfishtë dhe kabinë me platformë, kështu që ju mund ta modifikoni atë në një automjet komercial për të përmbushur të gjitha nevojat tuaja profesionale.

DIZAJNI I JASHTËM
E-Boxer i ri PEUGEOT ruan stilin e fuqishëm dhe të fortë të versionit me një motor me djegie të brendshme, i kompletuar me monogramin e-Boxer, duke siguruar që i përket gamës elektrike të automjeteve komerciale PEUGEOT.

SIMBOLE UNIKE
Monogrami „e“ tek e-Boxer është në dy krahët e përparmë për të theksuar ndenjen elektrike të PEUGEOT e-Boxer të ri.

ENTERIER I PA KOMPROMIS
PEUGEOT e-Boxer të Ri e gjeni në 3 modele për një vëllim të përdorshëm prej 11,5 deri në 15 m3. Bateria është ndërtuar në atë mënyrë që të mos ketë ndikim në hapësirën ngarkuese.
NGASNI REHATSHËM
Në PEUGEOT e-Boxer-in e Ri, konsola kryesore është
elegante dhe funksionale falë ndarjeve të shumta për
ruajtjen e gjesendeve.
Me ngavigacionin e ri dhe ekranin 5" (e gjeni version
opsional ose nuk është fare në dispozicion, varësisht
prej versionit dhe vendndodhjes.), do të shijoni:
• Mundësinë për të lidhur deri në 2 telefona
njëkohësisht nëpërmjet Bluetooth®.
• Futjen e përmasave të automjetit, për të shmangur
bllokimet në rrugë me kufizime përmasash. E përkryer për
automjete të mëdha komerciale!
MODULARITET MË I MADH PËR PRODUKTIVITET MË TË MADH
Automjetet komerciale PEUGEOT Boxer dhe e-Boxer ofrojnë një gamë të gjerë opsionesh konfigurimi për të përmbushur nevojat e të gjithë profesionistëve.
SIGURIA DHE SISTEMET NDIHMËSE TË SHOFERIT
AUTONOMIA DHE MBUSHJA
ZGJIDHJE TË THJESHTA DHE TË SHPEJTA PËR MBUSHJE
Një numër zgjidhjesh për mbushje janë në dispozicion për
t'ju ndihmuar të shfrytëzoni sa më shumë autonominë e
PEUGEOT e-Boxer deri në 340 km (WLTP)
i

SHPEJTËSIA
Me një shpejtësi konstante prej 130 km/h, distanca që mund të përshkojë një automjet tërësisht elektrik, përgjysmohet në krahasim me WLTP.

TEMPERATURA
Distanca e përshkuar mund të ndryshojë deri në 35% midis pranverës dhe dimrit

STILI I NGASJES
Eco-ngasja është përmirësuar shumë në automjetet elektrike: përshpejtimi me dinamikë pa probleme dhe përdorimi i frenimit rigjenerues mund të kursejë deri në 15% të autonomisë.

NGARKESA
Pesha e ngarkesës së transportit tek automjetet elektrike ndikon në distancën që mund të përshkojë automjeti juaj komercial, njëjtë sikurse tek një automjet me motor me djegie të brendshme benzinë/naftë. Për referencë, Autonomia WLTP llogaritet me gjysmë ngarkesë.
SHËRBIMET E BIZNESIT SPECIFIKE PËR AUTOMJETET ELEKTRIKE
Falë shërbimeve të ofruara nga MyPEUGEOT dhe Free2Move, ju mund të gëzoni pavarësi më të madhe se kurrë kur bëhet fjalë për menaxhimin e automjetit tuaj elektrik.